Modeli i inteligjencës artificiale, që do të përdoret dhe kompetencat që do të ketë Diella në procedurat e prokurimit publik pritet të shihen pas konsolidimit të kabinetit qeveritar ‘Rama 4’. Megjithatë, debatet e deritanishme janë përqëndruar nëse Diella mund të kryejë realisht funksionin e një ministri në pushtetin ekzekutiv. Debati është përhapur nga zyrat e partive opozitare, deri te memet në rrjetet sociale.