Raporte sipas të cilave miliarderi George Soros është ndarë nga jeta kanë shpërthyer në Tëitter natën e shkuar, pavarësisht se lajmi i rremë vjen nga një llogari me vetëm tre ndjekës. Si një dëshmi se sa lehtë mund të shpërndahen lajmet e rreme në tëitter, një postim tashmë i fshirë, sugjeronte se 92 vjecari kishte vdekur. Dhe kaq mjaftoi që rrjeti të ziente me postimin që u bë viral dhe me një pafunësi përdoruesish që ndanin lajmin e rremë. Por vetë Soros, është gjallë dhe shëndoshë e mirë – thotë një zëdhënës i tij për MailOnline.