Kremlini duket se nuk është shumë optimist për përparim drejt paqes pas bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase që u mbajtën në Stamboll të martën. Duke komentuar negocioatat, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha për gazetarët se Moska nuk mund të thojë se ka pasur diçka shumë premtuese apo ndonjë përparim. Ai thotë se ka “ende shumë punë për t’u bërë” por se e konsideron Moska e “pozitive” faktin që Kievi ka filluar që t’i shqyrtojë kërkesat e Rusisë.