Çështja e të shumëkërkuarit nga drejtësia Ervis Martinaj, nuk ka pranuar të komentohet nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja. Pavarësisht insistimit të gazetarëve për të patur një përgjigje, pas mbledhjes së qeverisë, Manja zgjodhi që përgjegjësinë t’ia kalojë ministrit të Brendshëm apo organeve të drejtësisë.