Kompania ‘Guangzhou Automobile Group’, një nga prodhuesit më të njohur të automobilave në Kinë, sapo ka hapur qendrën e parë të projektimit në Evropë, në Milano. Me rastin e këtij inaugurimi, firma kineze ka prezantuar dhe konceptin spektakolar GAC Barchetta. Pa çati, dyer apo xhama, e parë nga lart, kjo makinë elektrike thellësisht aerodinamike pothuajse duket si një maus kompjuteri. Trupi nuk është fibër karboni, siç mund të mendoni, por alumini, një material që kompania kineze e konsideron më të përjetshëm dhe më të thjeshtë për të punuar. Pas rrotave të përparme shpalosen kamerat e vogla që veprojnë si pasqyra, hiqet paneli i sipërm qendror, i cili ekspozon ndarjen e pasagjerëve. Vetë kompania thekson se struktura e modelit është projektuar rreth tre seksioneve të ndryshme.