Top News – A është Evropa gati të mbrohet? Administrata Trump e ka bërë të qartë: Jeni vetëm!
05/05/2025 14:37

Në pak muaj, Shtëpia e Bardhë ka përmbysur politikën e jashtme amerikane të dekadave të kaluara, është zotuar të zvogëlojë praninë e saj në kontinent dhe ka kërkuar përfundimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, edhe nëse kjo mund të nënkuptojë dorëzimin e tokës ukrainase Moskës. Realiteti i ri është një realitet me të cilin Evropa ende po përshtatet. Por 80 vjet pasi aleatët amerikanë dhe evropianë detyruan Gjermaninë naziste të dorëzohej, një e ardhme në të cilën kontinenti lihet vetëm përballë kërcënimit rus nuk është më hipotetike. Një garë e shpejtë ka nisur në shtetet anëtare të NATO-s në Evropë për të përgatitur kontinentin për një përballje të mundshme me Rusinë. Gara është e fitueshme: Evropa krenohet me ushtri të mëdha dhe mjaftueshëm të financuara për të mbyllur të paktën pjesërisht boshllëkun që Uashingtoni po kërcënon të krijojë. Por ushtritë në Evropën Perëndimore kanë nevojë për një fluks serioz parash. Vitet e fundit investimet janë shtuar por mund të duhet ende shumë kohë derisa ndikimi i këtyre parave të ndihet. Vendet më afër kufirit rus po lëvizin më shpejt. Administrata Trump ka vecuar Poloninë si shembull. Por rritja e shpejtë e shpenzimeve të mbrojtjes nga Polonia ka të bëjë më shumë me tensionet e saj të hershme me Rusinë sesa me dëshirën për të fituar pëlqimin e Trumpit. SHBA ka vendosur trupa në evropë që nga fundi i luftës së ftohtë. Aktualisht ka rreth 80 mijë trupa ameriukane në kontinent, por shifra është më e vogël se në kulmin e luftës së ftohtë kur gati gjysmë milioni trupa amerikane ishin të stacionuara në evropë. Por pengesa më e madhe për evropën sidoqoftë janë kokat e saj bërtamore. Evropa mbështetet shumë te shba në këtë drejtim. Britania e Franca, dy vendet evropiane me armë bërthamore, kanë së bashku vetëm rreth një të dhjetën e arsenalit të rusisë. Ndërkohë që fuqia bërthamore amerikane është afërsisht e barabartë me atë të rusisë dhe dhjetëra prej kokave bërthamore të SHBA-së ndodhen në evropë.

Top Channel/ “Hape derën”! I riu shqiptar bën “kërdinë” në avion gjatë fluturimit, debatoi me…
18/07 23:11
Top Channel/ Elbasan, mbyten dy vëllezër të mitur, u futën në Shkumbin kur po ruanin bagëtitë
18/07 22:59
Top News – Mbyten dy të mitur në Shkumbin. Tragjedi në Elbasan, viktimat ishin vëllezër
18/07 21:48
Top Channel/ “Shkumbini ka gropa”, mbytja e fëmijëve, flasin të tronditur banorët
18/07 21:46
Top News- Shembjet në Theth, Rama- I gjithë zinxhiri nuk ka funksionuar!
18/07 21:45
Top Channel/ “Polici mbante trupin e fëmijës”, banori: I bëra frymëmarrje artificiale, por…
18/07 21:45
Top News- Flet familjari i dy të miturve që u mbytën në Shkumbin
18/07 21:06
Top Channel/ Zjarr në Belishovë të Gjirokastrës, dhjetëra hektarë të djegura
18/07 21:00
Top Channel/ “Më morën peng vëllanë”, iu grabit banesa si nëpër filma, zbardhet dëshmia e zyrtares
18/07 20:57
Top Channel/ Tragjedi në Elbasan, dy vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin
18/07 20:56
Top Channel/ Qendra e shërbimeve arsimore do bëhet agjenci autonome, “Cambridge” kritika për pyetësorët
18/07 19:55
Top Channel/ Durrës, ngec rindërtimi! Debate në këshillin bashkiak, ikin anëtarët e opozitës
18/07 19:49
Top Channel/ Rrëfimi tronditës i anëtares së komisionit të tenderave për grabitjen e 200 mijë eurove
18/07 19:43
Top Channel/ Zjarr në Pogradec, flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era
18/07 17:55
Top News- Shqiptari arratiset gjatë transferimit në burg/ Ngrihet në këmbë policia në Gjermani
18/07 17:51
Top News- Dogji ullinjtë dhe 10 hektarë tokë, e pëson 60-vjeçari në Kavajë
18/07 16:04
Top News – Traktati i Komunitetit të Energjisë. Balluku në Athinë: Përafrim me ligjet e BE
18/07 16:03
Top Channel/ Balluku: Shqipëria e gatshme për bashkëpunim energjetik rajonal
18/07 15:14
Top Channel/ Mjekët po ikin më pak! Urdhri i Mjekut: Të rinjtë po rikthehen dhe aplikojnë në spitale
18/07 15:06
Top Channel/ Gara për kreun e BKH, 7 kandidatët ese, test logjik dhe poligraf
18/07 15:04