President i ri i Malit të Zi, Jakov Millatovic është zotuat se rruga evropiane e Malit të Zi është e padiskutueshme, dhe se politika e jashtme, bazuar në marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare - nuk do të ndryshojë. I pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë se nuk është reale të pritet tërheqja e njohjes së Kosovës, Millatoviq tha se “është e qartë” se kjo nuk do të ndodhë.