Sot mbahet seanca e parlamentit të Malit të Zi, ku do të shqyrtohet nisma e opozitës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq. Qeveria e re u zgjodh para një viti me votat e 41 deputetëve nga gjithsej 81 që ka gjithsej parlamenti i Malit të Zi. Rënia e mundshme e qeverisë nënkupton rikthimin e Partisë Demokratike Socialiste të Presidentit Milo Gjukanoviq, e cila ka qenë mbi 30 vjet në pushtet në Malin e Zi. Në seancën e parlamentit të Malit të Zi, e cila fillon të hënën, do të shqyrtohet nisma e opozitës për mosbesimin ndaj qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq.