Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos fletën e votimit me emra për 12 qarqet e vendit. Vendimi është marrë nga Komisionieri Ilirjan Celibashi, i cili rrëzoi kështu kërkesën e PS, që kërkonte që fleta e votimit të ishte me numra. Shqiptarët në 25 prill do t’u drejtohen kutive të votimit me një fletë me emra sikurse e kërkonte Partia Demokratike dhe jo me numra ashtu sicc e dëshironte shumica socialiste.