Kënga e fundit e grupit “ThreeDots”, “Nina” e cila u publikua dy javë më parë u prit shumë mirë nga publiku. Pas shumë kohësh Flori, Klajdi dhe Bruno u bënë bashkë për të sjellë një hit veror dhe me plot bindje ata ja dolën. Kënga e tyre kaloi çdo pritshmëri dhe numëron mbi 7.4 milionë klikime vetëm në Youtube, për vetëm 2 javë. Mirëpo, përveç tekstit dhe melodisë që rrëmbyen zemrën e gjithë publikut, ajo që u bë më së shumti virale ishte kërcimi I djemëve, që tashmë është kthyer në një lloj sfide në rrjete sociale. Por djemtë nuk do të ndalen me kaq, sepse shumë shpejt duket se do të vijë një version i dytë i “Nina”.