“Erdogan po kërcënon Evropën me luftë!" Kështu e nis DË analizën e saj mbi tensionet e reja mes Turqisë dhe Greqisë mbi të drejtat sovrane në ishujt lindorë të Egjeut. Sipas shërbimit të DË në Athinë, Erdogan, i cili është nën presion për shkak të krizës së rëndë ekonomike dhe zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, mund të bëjë gjithçka për të larguar vëmendjen nga problemet politike në vend - madje edhe një luftë kundër Greqisë, një anëtare e NATO.