Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha se gjyqësori i vendit të tij do të vendosë nëse do të arrestojë presidentin rus Vladimir Putin në rast se ai merr pjesë në samitin e Grupit 20, në vitin 2024 në Brazil. Lula pati deklaruar më herët tha se presidenti rus nuk do të ndalohej nëse do të merrte pjesë në takimin e G20 në Rio de Zhaneiro vitin e ardhshëm.