Lufta në Ukrainë ka nisur prej 400 ditësh, por pavarësisht parashikimeve fillestare, ushtria ruse ka dështuar pothuajse në cdo fushëbetejë. Në këto kushte, një anëtar i Komitetit të Sigurisë së Dumës Ruse ka sugjeruar se vendi i tij nuk mund ta mposhtë Ukrainën në luftë, nëse Vladimir Putin nuk shpall mobilizim të përgjithshëm ushtarak.