Jakov Milatovic mund të “mposhtte” të përjetshmin Milo Gjukanoviq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi pasi pritet të marrë mbështetjen e të gjithë kandidatëve gë tjerë. Nëse Milatovic merr mandatin presidencial, në vend do të forcohet një rrymë që është më afër Beogradit dhe Moskës sesa Brukselit, ideja e “botës së famshme serbe”, që nuk është gjë tjetër veçse një eufemizëm për Serbinë e madhe.