Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 tetor për shqyrtimin e rekursit të Ilir Metës me objekt ankimin ndaj masës arrest në burg caktuar prej rreth 1 viti nga Gjykata e Posaçme dhe e lënë në fuqi deri më tani nga gjyqësori. Ankimi I Metës erdhi pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion që la të pandryshuar masën. Ndërkohë, GJKKO ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake në ngarkim të ish-presidentit Meta dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK. Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u caktua nga shorti elektronik për të kaluar dosjen për gjykim, kthyer pas për plotësim aktesh ose pushimin e çështjes.