Prej 21 marsit, kur në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve Lulzim Basha dha publikisht dorëheqjen nga drejtimi i PD dhe u largua nga selia në këmbë, ky i fundit nuk është parë të shkelë më në këtë seli, ndonëse vijon të jetë deputet i saj, por edhe anëtar i Këshillit Kombëtar si deputet dhe ish-kryetar. I pyetur rreth një rikthimi të mundshëm për kreun e PD, Lulzim Basha nuk ka pranuar të komentojë, por me zgjedhjen e ish-kryeministrit në krye të PD, të gjitha shpresat e kryedemokratit si duket janë shuar në këtë drejtim.