Pasi mori vulën e partisë Sali Berisha po bën përpjekjet e fundit për të mos humbur mandatin e deputetit që rrezikon t’I digjet këtë ne fund të muajit qershor. Pas vendosjes në arrestr shtëpie nga ana e gjykatës së posaçme Berisha nuk ka shkuar në Kuvend për të ndjekur punwt pasi I është ndaluar. Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të bëra prej avokatëve të tij, gjykta ka refuzuar ta lejojë. Në pamundësi për të shkelur në sallë, Berisha ka bërë dhe përpjekjen e fundit, duke dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama.