Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi këtë të mërkurë edhe shtatë vendime të tjera për konfiskim të ndërtimeve në shkelje të ligjit. Që prej shtatorit, moment kur hyri në fuqi ligji i konfiskimit të ndërtimeve pa leje, ose atyre që kanë shkelur lejen e ndërtimit; KKT ka firmosur 22 vendime për konfiskim dhe një me kontratë premtim – shitje me vlerën një euro.