871 raste të reja me koronavirus janë raportuar të mërkurën në Kosovë ,sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ministria tha se, në bazë të 2 mijë e 376 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 36.65 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Të mërkurën ndërkohë një person kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.