Banka Botërore vendos në dispozicion të Shqipërisë 900 milionë euro për të financuar disa projekte gjatë katër viteve të ardhshme, të fokusuara në tre shtylla kryesore. Shifra u bë publike nga përfaqësuesi i Bankës Botërore në Shqipëri Emanuel Salinas, gjatë një konference me kryeministrin Edi Rama. Shuma do të përdoret në tre drejtimi. Së pari, për krijimin e vendeve të reja të punës me paga dinjitoze kryesisht për të rinjtë dhe gratë, si stimul që shqiptarët të mos zgjedhin të largohen nga vendi.