Partia Demokratike zyrtare, ka reaguar lidhur me projektbuxhetin për vitin 2024, i cili është prezantuar nga qeveria dhe po diskutohet në Komisioniet parlamentare online, pa praninë e opozitës. Nëpërmjet deputetit Kreshnik Çollaku, PD zyrtare akuzon qeverinë se me projektbuxhetin e ri nuk i jepet mbështetje familjeve të varfra, duke iu referuar mbështetjes së një viti më parë me faturën e energjisë elektrike.