Ka përfunduar pas rreth 1 orë e 30 minutash diskutime seanca për legjitimimin ose jo të zgjedhjeve të 30 qershorit, teksa Gjykata Kushtetuese ka 30 ditë afat për shpalljen e vendimit. Një seancë e zhvilluar mes pretendimesh të ndryshme nga palët, teksa menjëherë pas përfundimit të saj avokati i Shoqatës së Bashkive, Jordan Daci u shpreh se nga vendimi që pritet të shpallet nga Kushtetuesja, nuk do të ketë humbës por do të fitojë demokracia ndërsa kërkoi që Gjykata të injorojë opinionin e Komisionit të Venecias.