Top News – 9 Maji, Dita e Europës/ Meta, Ruçi dhe Rama mesazhe për integrimin në BE
09/05/2021 12:47

Data 9 maj shënon ditën e Europës ose ditën kur u hodh hapi i parë për krijimin e Bashkimit Europian. Kjo ditë është pritur me urime nga figurat kryesore të politikës shqiptare. Në urimin e tij kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka rikujtuar aspiratën e studentëve të dhjetorit të vitit 90 dhe thirrjet e tyre “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” duke bërë përgjegjës përfaqësuesit politikë për largimin e të rinjve. “Në të gjithë këto vite tranzicioni kemi patur mundësi të jashtëzakonshme jo vetëm për ta realizuar aspiratën e Studentëve të Dhjetorit '90 "E duam Shqipërinë, si gjithë Europa", por për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa. Kjo do të ndodhë kur të gjithë përfaqësuesit e partive politike të mendojnë dhe të veprojnë për t'i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi dhe shanse të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si "dimri demografik", dramën më të madhe të vendit.” Në ditën e Evropës, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, solli në fokus asimetrinë e shkallës së demokracisë, e cila sipas tij po ngushtohet ndjeshëm midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Sot, në Ditën e Europës, ne, shqiptarët, kemi shumë arsye të gëzojmë. Jo vetëm për rrënjët tona europiane, por edhe për aspiratat tona europaiste. Me kontributin, sakrificat dhe arritjet tona dhe të popujve të tjerë të Ballkanit Perëndimor ne po zgjerojmë projektin europian dhe po afrojmë kufijtë politikë të Europës në kufijtë kulturorë të saj. Ndërkohë kryeministri Edi Rama, ka postuar një video mesazh ku pasqyrohet qartësisht bashkëpunimi dhe mbështetja midis vendeve të Bashkimit Europian. Dita e Evropës përkon me ditën kur Robert Schumman, ministri i jashtëm i Francës lexoi për shtypin ndërkombëtar një deklaratë ku i bënte thirrje Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane për të bashkuar prodhimet e tyre të qymyrit dhe çelikut që do të ishte “themeli i parë konkret për një Federatë të ardhshme Evropiane”. Kjo deklaratë hodhi bazat e krijimi të Bashkimit Europian.

Top Channel/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Kamioni me agrume del nga rruga, lëndohet shoferi
21/12 21:27
Top Channel/ Festat, emigrantët kthehen në atdhe! Fluks në portin e Vlorës, në Kakavijë e Morinë
21/12 19:49
Top Channel/ Kërcet arma në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim dy vëllezër
21/12 19:38
Top Channel/ Aksident në aksin Lushnje-Fier, disa të lënduar
21/12 19:25
Top Channel/ Plagosje me thikë në Durrës, 45-vjeçari i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
21/12 19:08
Top News- Festat e fundvitit!/ Fluks automjetesh në pikat e kalimit kufitar
21/12 17:31
Top News- Transportonin emigrantë të paligjshëm/ Arrestohen 3 persona në Tiranë dhe Shkodër
21/12 17:28
Top News- Plagosen me armë zjarri dy persona/ Ngjarja në Kukës, shpallen në kërkim dy vëllezër
21/12 17:22
Top Channel/ “Big Brother VIP 5”, spektakli filloi / 14 personazhe dhe shumë surpriza
21/12 15:13
Top Channel/ Rritet krimi nga të miturit / Vetëm në Tiranë janë proceduar 870 të mitur
21/12 15:06
Top Channel/ Kthehen emigrantët/Rritet numri i udhëtarëve në portin e Vlorës, në Kakavije dhe Morinë
21/12 15:06
Top News-Vrasja e 20 vjeçarit në Shkodër/ Zbardhet pas 10 muajsh ngjarja, 2 persona në pranga
21/12 14:41
Top Channel/ “Burgjet e tejmbushura me të padënuar se të dënuar/ Raportin KE: Kemi rekord negativ…
21/12 14:40
Top News- ‘Akt puçist dhe antikushtetues’/ Berisha-Rama po bllokon pushtetin e parlamentit
21/12 14:35
Top News- Rama bllokoi kërkesën e SPAK/ Bardhi-Balluku nuk i hëngri dardhat vetëm!
21/12 14:20
Top News- Rama nuk e lëshon Ballukun/ ‘Nuk ka këshill mandatesh përpara vendimit të Kushtetueses’
21/12 14:04
Top Channel/ Ndahet nga jeta Ismet Bellova/ Shuhet në moshën 91-vjeçare gazetari i shquar sportiv
21/12 12:42
Top Channel/ Vlorë, dyndje pasagjerësh në port/ Rritet numri i udhëtarëve dhe automjeteve që kthehen
21/12 12:40
Top Channel/ Rreziku nga bombolat e gazit/Rastet në Elbasan, zjarrfikësit bëjnë apel që t’i shmangin
21/12 12:20
Top Channel/ Rrezikojnë jetën për të mësuar/ Gjirokastër, fëmijët kalojnë përmes aksit nacional
21/12 12:19
DIGITALB DIGITALB