Një 29 vjecar shqiptar ra në prangat e policisë italiane, nën akuzën e trafikut të lëndëve narktotike. Karabinerët proceduan penalisht edhe bashkëshorten e këtij të fundit, e cila do të hetohet në gjendje të lirë. Cifti i shqiptarëve u kap në flagrancë me 9 kilogramë heroinë, të paketuar gati për shitje. Sasia e drogës u gjet dhe u sekuestrua gjatë një kontrolli rutinë të policisë , ku këta të fundit ndaluan shqiptarët ndërsa udhëtonin me makinën e tyre në zonën e Padovës.