9 deputetë munguan në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që ishte thirrur nga kryetari Enkelejd Alibeaj. Mes deputetëve që nuk i janë bindur urdhrit për një mbledhje përpara seancës plenare janë Lulzim Basha, Grida Duma, Agron Gjermarkaj, Alfred Rushaj, Flutura Açka, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku dhe dy deputetë të rinj Zhani Gjergji dhe Ilda Dhori.