Në kuadër të 83-vjetorit të Konferencës së Pezës, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Megi Fino, theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe kujtoi sakrificat e atyre që në vitin 1942, mblodhën forcat për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar.