Pasi deputetët socialist ngritën kartonat e kuq kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku, ka reaguar ambasada gjermane. Përmes një deklarate lidhur me vendimin e Parlamentit, selia diplomtike shpreh rezerva ndërsa thotë se kusht I domosdoshëm për integrimin e vendit është ndjekja penale me efektivitetet e korrupsionit dhe sidomos në rastet e rangut të lartë. Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.