Ngarkesat me fruta ekzotike dhe veçanërisht ato me banane janë kthyer në objektin e preferuar të trafikantëve nga Amerika Latine për të fshehur lëndën narkotike të cilën ata e transportojnë në drejtim të Europës dhe Amerikës. Një tjetër sasi rekord e lëndës narkotike të llojit kokainë është gjetur e fshehur në kutitë e bananeve, këtë herë në portin e Maltës. Sasia e kapur arrinte në 808 kilogramë e cila nëse do të dilte në treg do të arrinte vlerën e 108 milionë euro.