Top News- 8 të vdekur në 5 ditë / 2026 nis me tragjedi në rrugët e vendit
05/01/2026 12:50

8 viktima është numri I bilancit të aksidenteve të ndodhura në vetëm 5 ditët e para të fillimvitit 2026. Një aksident fatal vetëm pak orë pas ndërrimit të viteve ndodhi në aksin “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Bypass”, ku humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, Klejdi Myftari 24 vjeç, Anxhelo Ruçi 27 vjeç, dhe Martin Dulaj, 25 vjeç. Vetëm disa orë më vonë, më 2 janar në Lezhë, si pasojë e lagështirës në rrugë, makina benz me të cilën udhëtonin çifti I bashkëshortëve Petrit dhe Elona Florini u aksidentua duke sjellë vdekjen e tyre, dhe plagosjen e dy personave të tjerë që po udhëtonin me automjetin tip Porsche. Një aksident fatal rezultoi edhe në zonën e Mulletit, mbrëmjen e 3 janarit, ku një autobus I linjës që shkonte në Krrabë përplasi një këmbësor 56-vjeç në vendin e quajtur “Ura e Peshkatarit”, I cili për pasojë ndërroi jetë. Drejtuesi I autobusit të linjës u vendos në pranga. Edhe ditën e dielë një aksident me vdekje u shënua në Durrës, në vendin e quajtur “Marfish”, ku një 28-vjeçar përplasi me makinën e tij për vdekje një 68 vjeçar, kalimtar. Drejtuesi I automjetit akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Edhe Mëngjesin e kësaj të hëne, në aksin rrugor “Peqin–Elbasan”, në fshatin Bradashesh, një 46 vjeçare këmbësore, është përplasur nga një automjet. Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësorja ka ndërruar jetë në spital.

Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
Top News – Lufta në Iran, kosto në Myzeqe. Nafta dhe plehërat kimike, dy goditjet e fermerëve
23/03 13:26
Top Channel/ “Historia e Apolonisë ilire”, zbulime arkeologjike në librin e Bashkim Vrekajt
23/03 12:30
Top Channel/ Qyteti i gurtë po gjallërohet nga lëvizjet, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara
23/03 12:28
DIGITALB DIGITALB