Një konflikt i regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në rrugën "Sami Frashëri" në Tiranë ka përfshirë disa shtetas dhe ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armëve. Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes, duke identifikuar dhe shpallur në kërkim një shtetas të dyshuar, i cili goditi një tjetër me tytën e armës gjatë konfliktit.