Skandali me tjetërsimin e pronave në Vlorë është një prej dosjeve voluminoze e hetuar nga Prokuroria dhe me të pandehur disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Gjykata e Vlorës ka lëshuar 24 urdhër arreste për persona, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aferat për tjetërsim pronash në bregdetin e Himarës. Prej tyre, 6 janë arrestuar, 8 janë lënë në arrest shtëpie, 8 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lire, ndërsa dy janë shpallur në kërkim.