Rreth 8 mijë ushtarë britanikë do të dërgohen me mision në Europën Lindore për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake. Kjo stërvitje ka në axhendën e saj taktikat e luftës, si psh në rastin e agresionit rus. Dislokimi, i cili është një nga më të shumtët në numër që nga Lufta e Ftohtë, do të sigurojë kufijtë e NATO mes frikës së lufta mund të dalë jashtë kufijve ukrainas. Dhjetra tanke dhe më shumë se 100 automjete të blinduara luftarake do të dërgohen gjithashtu në rajon muajt e ardhshëm. Forcave të armatosura do t’u bashkohen mijëra trupa nga NATO dhe aleatët, të cilat përfshijnë Danimarkën, Islandën dhe Norvegjinë.