Me 73 vota pro dhe 42 kundër Kuvendi ka miratuar ligjin për ‘Bashkëqeverisjen’. Ky ligj përcakton rregullat për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithë përfshirjes së tyre në politikëbërje, garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse, rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së administratës shtetërore.