Pesë persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave në qytetin Toronto të Kanadasë, pasi një person hapi zjarr ndaj fqinjëve në një pallat. I dyshuari është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, tha shefi i policisë Jim MacSëeen. Ai tha për mediat se të shtënat ndodhën në një ndërtesë banimi. Personi i plagosur është dërguar në spital dhe është “në gjendje serioze”, tha policia.