Më 23 dhjetor, Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike, mbërriti në seli, nga ku nëpërmjet Belind Këlliçit, publikoi letrën zyrtare që do i dërgohej kryedemokratit Lulzim Basha për ta njohur me vendimin e Kuvendit Kombëtar dhe rezultatin e Referendumit. Por përveç rezultatit të dy votimeve, letra e njihte Lulzim Bashën edhe me një ultimatum. Data 5 janar është dita e fundit kur ai duhet të ketë liruar zyrën e tij.