Një grua 90 vjecare do të mundë të ecë në skenë dhe të marrë më në fund diplomën e saj, 71 vite pasi u regjistrua së pari në universitet. Xhojs DeFauw, nisi studimet në universitetin e Illinoisit verior në 1951 me planin që të diplomohej në ekonomi të brendshme. Por ato plane ndryshuan kur ajo takoi një njeri shumë special në kishë, që i vodhi zemrën. “Unë ndoqa studimet për tre vite e gjysmë dhe më pas vendosa ti braktisja pasi takova atë”, rrëfen ajo.