Punonjëset e një fasonerie në qytetin e Fierit protestuan mëngjesin e kësaj të premteje për pushimin e tyre nga puna, për shkak se pronari i kompanisë private nuk u kishte dhënë pagat për më shumë se 2 muaj. 70 gra të kësaj fasonerie apeluan për zgjidhje sa më shpejt të kësaj situate, për rikthimin e tyre në punë dhe marrjen e pagave.