Policitë e 7 shteteve ndajnë të njëjtin qëndrim kur bëhet fjalë për krimin kibernetik. Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Malit i Zi, Bosnje-Hercegovina, Serbia dhe Italia, pjesë e një forumi në nivel ekspertize ranë dakord për ngritjen dhe forcimin e sigurisë kibernetike. Policia italiane kërkoi shkëmbim informacioni në kohë reale dhe vuri në dukje se krimi kibernetik është një kërcënim real në disa raste edhe më shumë se krimi i organizuar.