Policia e Sarandës ka nisur hetimet për Ariel Balanin, përgjegjësin e Urbanistikës në bashkinë e qytetit bregdetar, I cili u denoncua në emisionin Fiks Fare të martën. Policia e Sarandës në një njoftim për mediat, thotë se kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedim penal për 31-vjeçarin I cili ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, për t’u siguruar disa personave përfitime të padrejta monetare. Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal me lejet e shfrytëzimit të plazhit në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, në Ksamil.