Grupimet dhe shoqatat e tifozëve të futbollit nëpër Europë i kanë bërë thirrje FIFA-s që të pezullojë shitjen e biletave për botërorin e vitit 2026 dhe të rishikojë me ulje çmimet e tyre, sidomos të ndeshjeve që luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqetësimet janë ngritur fillimisht nga tifozeria e Skocisë, skuadër kjo e kualifikuar tashmë për në finale dhe më pas janë përhapur në seri edhe te tifozeritë e tjera, që zakonisht prenotojnë biletat dhe lëvizin të organizuar nëpër të tilla evente.