Përplasjet mes partisë laburiste dhe asaj konservatore po bëhen gjithnjë e më të ashpra sa i përket emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në mënyrë ilegale në Britaninë e Madhe. Që nga muaji janar deri në qershor të këtij viti, të paktën 7 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Britaninë e Madhe. Pikërisht për faktin se vendi ishullor kosniderohet i sigurtë për shtetasit shqiptarë, sipas laburistëve dhe konservatorëve, kjo është një arsye më shumë, që ata të përjashtohen nga mundësia e azilit.