Policia shqiptare është bërë sërish pjesë e një operacioni ndërkombëtar antidroge për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “RICAVO”, u kryer nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, për ekzekutimin e 9 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Arezzo-s.