Top News – 692 ndëshkime për maskat/ Dolën natën, 27 gjoba 10.000 lekë
13/11/2020 17:09

Pavarësisht kontrolleve të forta dhe ndëshkimeve me gjobë nga ana e policisë ka ende shumë qytetarë që nuk janë ndërgjegjësuar për të respektuar masat e reja antocovid, e sidomos për të mbajtur maskën mbrojtëse jashtë shtëpisë. Edhe gjatë 24 orëve të fundit policia ka gjobitur sërish një numër të lartë qytetarësh për mosmbajtejn e maskave mbrojtëse si dhe dis administrator lokalesh që kanë shkelur rregullat anti-covid. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 692 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 9 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara për zbatimin e masave kufizuese, kanë konstatuar 2 lokale ku ushtrohej aktiviteti pas orës 22:00. Secili nga subjektet shërbimet është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë. Gjithashtu, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 27 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Top Channel/ Katër të plagosur në aksident. Nga përplasja e dy automjeteve u bllokua edhe rruga Elbasan-Peqin
20/12 22:40
Top Channel/ Tiranë, arrestohet indoneziania. 20-vjeçarja e la në ballkon, foshnja e porsalindur ndërroi jetë
20/12 22:36
Top Channel/ Grabitet kambana e manastirit. Objekti 250 vjeçar në Sarandë është monument kulture
20/12 21:09
Top Channel/ “Shqipëria, më pro-amerikania në botë”! Marco Rubio pret ambasadorin Ervin Bushati
20/12 19:25
Top News – Pse nuk hetua monopoli i Allajbeut? Autoriteti i Konkurrencës: E gjobitëm para…7 vitesh
20/12 18:33
Top News- Protestuesit e Lapajt përplasen me policinë, tensione gjatë tubimit tek Kryeministria
20/12 18:00
Top News- Ngacmoi vajzat e mitura seksualisht dhe rrahu bashkëshorten, kapet 40-vjeçari në Kukës
20/12 17:12
Top Channel/ Mbizotërojnë prodhimet turke dhe kineze në tregjet e festave të fundvitit
20/12 15:26
Top Channel/ Pas shpalljes së Shqipërisë si zonë e pastër, hiqen kufizimet për kafshët me Kosovën
20/12 15:25
Top Channel/ Sërish incident në Shkodër mes adoleshentëve por këtë herë pa pasoja
20/12 15:19
Top Channel/ Qytetarët kanë kërkuar ndërhyrjen e ILD, të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët
20/12 15:16
Top Channel/ Protesta e mbështetësve të Adriatik Lapajt përpara Kryeministrisë
20/12 15:10
Top News- ‘Sqarohemi pas mësimit’/ Gjimnazistët sherr në Vaun e Dejës, tjetër episod dhune
20/12 15:10
Top Channel/ “Në dosje 11 tendera me 1.1 mld euro”, PD: Të mblidhet mbledhja për Ballukun
20/12 15:07
Top Channel/ Protestuesit përplasen fizikisht me policinë, ç’ndodhi te protesta e Adriatik Lapajt
20/12 14:58
Top News- Dy të arrestuar për tritolin në Vlorë/ Babë e bir në pranga, u zbuluan nga makina
20/12 14:25
Top News- E pazakontë në Sarandë! U çajnë gomat gomat. policia në kërkim të autorëve
20/12 14:23
Top Channel/ “Dilni në shesh”, protestuesi: ju që rrini në shtëpi, po ngrini bustin e diktatorit
20/12 13:33
Top News – Lapaj fton partitë e tjera t’i bashkohen në protestën poshtë zyrës së Ramës
20/12 13:17
Top News- Fadroma hedh në tokë karburantin, ishte pa leje, Rama ndan pamjet e aksionit të IMT
20/12 13:11
DIGITALB DIGITALB