Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 parashikohen në projektbuxhetin e Qeverisë që të jenë mbi 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Ky nivel, sipas parashikimit të Qeverisë do të mbështesë vazhdimësinë e rritjes ekonomike për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe infrastrukturës, si dhe duke nxitur punësimin. Projektbuxheti vijon të financojë procesin e rindërtimit, në vijim edhe të mbështetjes së dhënë përmes Aktit Normativ të miratuar së fundmi. Buxheti ndan 2 për qind të PBB-së për ushtrinë, duke respektuar kufirin minimal të vendosur nga NATO.