Gati 60.000 lëkundje toke janë regjistruar në juglindje të Turqisë, pas dy tërmeteve shkatërruese që lanë të vdekur dhjetëra mijëra njerëz, më 6 shkurt të vitit të kaluar, sipas qendrës shtetërore të katastrofave, AFAD. Zona e tërmetit është duke u vëzhguar nga afër në Turqi dhe në rajonin përreth, tha AFAD platformën X. Epiqendra e tërmetit të shkurtit, provinca Kahramanmarash, ka regjistruar mesatarisht 56 tërmete të vogla në ditë, vitin e kaluar, tha agjencia shtetërore e lajmeve në Turqi, Anadolu.