Fundjava e fundit e muajit korrik solli fluks udhëtarësh, të cilët zbritën në portin detar të Durrësit. 3 tragete,dy të linjës së Barit dhe një e Ankonës, mbërritën paraditen e kësaj të diele në Port, duke sjellë 4 mijë e 550 udhëtarë, kryesisht emigrant pore dhe të huaj, të cilët gjithnjë e më shumë po shprehin interes për të vizituar vendin tonë.