Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi në rrugën pranë lagunës së Patokut. Dy automjete janë përplasur pranë zones bregdetare, duke regjistruar 6 të plagosur mes personave që po lëviznin me mjetet e përfshira në aksident. Në vendngjarje kanë shkuar autoambulanca të cilat kanë derguar të plagosurit në spital. Disa prej tyre janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, ndërkohë policia e Kurbinit po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.