Autoritetet bullgare njoftuan se kanë arrestuar 6 persona në lidhje me akuzat e trafikut të qenieve njerëzore pas tragjedisë ku 18 emigrantë të paligjshëm u gjetën brenda një kamioni të braktisur pranë Sofjes. 40 emigrantët nga afganistani u gjetën të fshehur në një ngarkesë me dru, dhe mendohet se kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta dhe asfiksisë. Ky është një prej incidenteve më vdekjeprurëse në Bullgari sa i përket trafikimit me migrantë. Pasi banorët lokalë njoftuan policinë, ata gjetën kamionin në fshatin Lokrosko, 20 kilometra në verilindje të kryeqytetit bullgar, Sofje.