6 shtetas kanë rënë në prangat e Policisë në Shkodër dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një operacioni për goditjen e paligjshmërisë në fushën e kultivimit të narkotiokëve. Siç shihet nga pamjet që shpërndan vetë Policia, të arrestuarit janë kapur në gjumë në parcelat e hashashit. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative është organizuar dhe finalizuar operacioni “Gimaj”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – Gjokë Foleta, 56 vjeç, Pal Alia, 23 vjeç, Besnik Rripa, 22 vjeç, D. Q., 17 vjeç, M.Kroni, 22 vjeçe dhe E. Gjelaj, 24 vjeçe. Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë.