Kjo e dielë shënon 6 mujorin e nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit, luftë e cila deri më tani ka prodhuar mijëra viktima nga të dyja palët. Kryeministri britanik Rishi Sunak përmes një reagimi e cilëson si sulm terrorist atë të 7 tetorit, ndërsa thotë se është më i tmerrshmi në historinë e Hamasit. “Ne vazhdojmë të mbështesim të drejtën e Izraelit për të shkatërruar terroristët e Hamasit dhe për të mbrojtur sigurinë e tij. Ky konflikt i tmerrshëm duhet të mbarojë dhe pengjet duhet të lirohen., tha Sunak.